BBCAlbanian.comNews image
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Radikali Nikoliq fitues i raundit të parë
Boris Tadiq
Optimist se balotazhi do të jetë i tij
Në Serbi janë mbajtur zgjedhjet për presidentin e ri të vendit. Ashtu siç edhe pritej, ultranacionalisti Tomislav Nikoliq ka fituar numrin më të madh të votave, por jo aq sa të marrë postin e presidentiti te vendit.

Zoti Nikoliq fitoi 39 përqind, katër përqind më shumë se presidenti aktual Boris Tadiq, qël doli i dyti dhe tani ata do përballen në balotazhin që do të zhvillohet pas dy javësh.

E veçanta e këtyre zgjedhjeve, thonë njoftimet nga Beogradi, është dalja e madhe e serbëve nëpër vendvotime.
Sipas rezultateve të para jozyrtare të shpallura të dielën vonë nga Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci - CESID, dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në vendvotime doli diç më shumë se 61
për qind e mbi 6 milionë e shtatëqindmijë votuesve të regjistruar.

Kjo dalje është përtej të gjitha parashikimeve dhe më e larta nga viti dy mijë. Një përfaqësues i Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci, Marko Bllagojeviq, tha se ata në sonadezhet e tyre kishin shpërfillur rreth gjysmë milionë votues.

"Unë mendoj se si njëri, ashtu dhe kandidati tjetër, as që kanë mundur të ëndërrojnë se në raundin e parë mund të llogarisin në një mbështetje kaq të madhe të votuesve…Numri i votave që morën kandidatët e tjerë është pak a shumë në rrafshin e parashikimeve, por kjo sa i përket votave të Boris Tadiqit dhe Tomislav Nikoliqit është vërtet një e dhënë mahnitëse"- thotë përfaqësuesi i CESID-it.

Ndërkaq, vetë kundërkandidatët kryesorë të këtyre zgjedhjeve, pas shpalljes së rezultatave rikonfirmuan optimizmin e tyre se ata do të jenë fituesit e raundit të dytë që pritet të zhvillohet më tre shkurt:

"Dua të bashkojë Serbinë…dua t'i prijë Serbisë në rrugë shumë më të mirë ose në rrugë shumë më të mira,- e kuptuat edhe ju vetë….Raundi i dytë do të jetë vendimtar - raundi i dytë do të sjellë ndryshimet aq të dëshiruara në Serbi. Ne nuk mund të na ndalin, sigurisht nuk mund të na ndalin, sepse ai që ngritet në këmbë, e Serbia është vend që po drejtohet, as nuk duhet ndalur. Mos dhashtë zoti të mos ndyshojë asgjë. Nga Serbia nuk do të kishte asgjë,"- tha zoti Nikoliq menjëherë pas shpalljes së rezultatave të para jozyrtare.

Ndërkaq, edhe presidenti aktual serb Boris Tadiq, tha se mbetej optimist se në balotazh do t'ia dalë të ruaj postin e vet:

"Sa më përket mua, unë nuk do të lejojë që në Serbi të mbretërojë e keqja, pesimizmi, që sërish të nisin mesazhet e agresionit. Nuk do të lejojë që kryeministër i Serbisë të jetë Shesheli e as që president i Serbisë të jetë kundërkandidati im Tomislav Nikoliq. Nuk do të lejojë të kthehemi nëvitet e 90-ta,"- tha Tadiq duke shtuar se nuk do tëhiqet dorë as nga lufta për Kosovën dhe për ruajtjen e integritetit të vendit, ndërkohë që objektiv parësor mbetet krijimi i ardhmërisë evropiane për Serbinë.

Sidoqoftë, vëzhguesit në Beograd pajtohen se raundi i dytë i zgjedhjeve ka për të treguar disponimin e vërtetë të zgjedhësve serbë - nëse janë për politikën proevropiane të presidentit aktual Tadiq apo atë të radikalit Tomislav Nikoliq që synon lidhje më të forta me Rusinë.

Nuk përjashtohet mundësia që me gjithë epërsinë e këtij të fundit, shefi aktual i shtetit serb të rimbajë postin, në radhë të parë për shkak të sinjaleve të fundit nga Bashkimi Evropian se mund të përshpjetohet përfshirja e vendit në këtë organizëm. Por, për të dy përcaktimi i statusit të Kosovës mbeta sprova më e madhe.

Për të fituar, kuptohet, duhet të sigurojnë mbështetjen e ithtarëve të kundërkandidatëve të tyre të deridjeshëm që nuk e kaluan garën.

Specialistët pajtohen se këto zgjedhje do të mbeten deri në sekondën e fundit të garës zgjedhore zgjedhjet më të pasigurta dhe, gjithësesi, edhe më interesante që janë mbajtur ndonjëherë në Serbi.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>