|
Rruga e Serbisë në BE-së nuk varet nga statusi i Kosovës | |||||||||||||||||||||||
Zëdhënësja e BE-së për zgjerimin tha të mërkurën se shpresat e Serbisë për të nënshkruar marrëveshjen e asociimit nuk varen nga e ardhmja e statusit të Kosovës. "Marrëveshja e stabilizim-asociimit dhe e gjithë përmbajtja e saj u negociuan midis BE-së dhe Serbisë si partnerë të barabartë dhe pa paragjykime lidhur me statusin e ardhshëm të Kosovës," u tha gazetarëve, zëdhënësja Krisztina Nagy. Megjithatë, kryeministri serb Vojisllav Koshtunica paralajmëroi javën e shkuar se BE-ja duhet të zgjedhë midis marrëdhënieve më të ngushta me Serbinë apo mbështetjes së pavarësisë së Kosovës. "Komisioni është i shqetësuar nga paraqitja jo e saktë e marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit në këtë debat," tha zonja Nagy. Shumica e vendeve anëtare të BE-së shpresojnë që marrëveshja e asociim-stabilizimit me Serbinë të nënshkruhet më 28 janar, që do t'i jepte presidentit pro-evropian serb, Boris Tadiç një shtytje të re gjatë fushatës për rizgjedhje në post. Por Belgjika dhe Holanda kanë rezerva dhe nuk duan ta shpërblejnë Beogradin deri sa të kenë dala para gjykatës në Hagë të dyshuarit e fundit për krime lufte, sidomos ish-komandantin e forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiç. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||