|
Kosova- sprovë për udhëheqjen sllovene | |||||||||||||||||||||||
Gjashtëmbëdhjetë vjet pas pavarësisë, Sllovenia ka marrë presidencën e Bashkimit Evropian, duke ofruar të veprojë si urë lidhëse e BE-së me Ballkanin. Kosova pritet të shpallë vetë pavarësinë nga Serbia brenda javëve, ngjarje që ka gjasë të shkaktojë krizë në gjirin e BE-së. Ministri i Jashtëm slloven, Dimitrij Rupel, ka thënë se synon të zgjidhë çështjen e Kosovës deri në fund të qershorit. Bashkimi Evropian do të dërgojë një ekip civil në Kosovë për të ndihmuar forcën drejtuese të NATO-s. Trashëgimia jugosllave Kosova administrohet nga Kombet e Bashkuara që nga viti 1999, kur NATO ndërhyri për të përfunduar persekutimin serb të shqiptarëve, disa prej të cilëve kishin marrë armët.
Sllovenia, si Serbia dhe Kosova, ishte pjesë e ish-federatës së Jugosllavisë, dhe është e pozicionuar mirë për të ndërmjetësuar mes të dyjave. Parlamenti serb ka votuar tashmë me shumicë dërrmuese kundër çdo deklarate pavarësie të Kosovës, duke paralajmëruar pasoja për vendet që do ta njohin atë. Megjithëse votimi serb u duk si një paralajmërim për shtetet e BE-së, zoti Rupel tha se ishte për konsum të brendshëm, përpara zgjedhjeve presidenciale të 20 Janarit. Kosova ka një pakicë të madhe serbe dhe ka patur protesta kundër planeve të Bashkimit Evropian për të dërguar atje një mision policor dhe në fushën e drejtësisë. Ambicia e Ballkanit Sllovenia iu bashkua BE-së në vitin 2004 dhe është shteti i parë ish-komunist që merr presidencën. Sekretari i Çështjeve evropiane, Janez Lenaric, thotë se vendi i tij do të bëjë ç'është e mundur për të shpejtuar procesin e anëtarësimit për të gjithë shtetet e ish-Jugosllavisë. "Evropa duhet të jetë më tepër proaktive dhe t'i ndihmojë këto vende", thotë ai. Në nëntor të viti 200o, Serbia inicioi një Marrëveshje Stabilizim-Asociimi, duke marrë hapin e parë drejt anëtarësimit në BE. Traktati i Lisbonës Sllovenia do të ketë gjithashtu detyrën e nxitjes së vendeve anëtare të BE-së për të ratifikuar Traktatin e Lisbonës. Zoti Lenarc thotë se "për hir të projekteve evropiane, ne nuk duhet të dështojmë sërish". Me dy detyra të mëdha në duart e saj, presidenca e Sllovenisë ka të ngjarë të provojë të jetë një sfidë e madhe. Ajo ka një popullsi prej dy milionësh dhe një rrjet të vogël diplomatik në Evropë. Por ajo ka rritur numrin e delegacionit të saj në Bruksel në 170 dhe ka ndërmarre kurse gjuhe dhe negociatash për 1,500 zyrtartë, për përfshirjen e tyre në presidencën 6-mujore. | LOKALE Sllovenia fillon presidencën e radhës 01 janar 2008 | Faqja Kryesore E ardhmja e Kosovës17 gusht 2006 | Analiza | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||