|
Vlerësohen zgjedhjet e Kosovës | |||||||||||||||||||||||
Në Maqedoni zgjedhjet në Kosovë ndiqen me interes të veçanë, jo vetëm për shkak të lidhjeve të afërta që shqiptarët e këtushëm kanë me Kosovën, por edhe për faktin se të gjithë thonë se Kosova dhe situata atje mund të ndikojë në Maqedoni. Subjektet politike shqiptare vlerësojnë vetëdijën e lartë që ka treguar populli i Kosovës dhe shpresojnë se kështu do të vazhdohet deri në fund të votimit. Xhevat Ademi është përfaqësues i BDI-së. "Përgëzime popullit të Kosovës, partive politike dhe gjithë shoqërisë kosovare. Ata ne të gjithëve na mbajnë një leksion si dilet në zgjedhje, si organizohen ato dhe si qytetarët dorëzojnë mandatin e tyre. Në mënyrë të veçantë, ne politikanët shqiptarë këtu në Maqeodni, duhet të marrim për shembull atë që sot demonstrojnë vëllezërit tanë në Kosovë" Vlerësime të ngjashme jep edhe Iliaz Halimi, përfaqësuesi i partisë tjetër, PDSH-së. "Pasqyrë e votimeve ishin tubimet e partive politike gjatë kohës kur bënin propagandën e tyre. Faktikisht dita e votimit, rrjedha e procesit të votimeve dëshmoi pjekurinë e partive politike por edhe të masës, ngase këto zgjedhje janë të rëndësishme". Zyrtarët qeveritarë thonë se janë të kënaqur që deri më tani gjithçka në vendin fqinj ka shkuar qetë. Subjektet politike maqedonase ndërkohë thonë se shpresojnë se në zgjedhje do të fitojnë parti me kapacitete demokratike. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||