|
Zgjedhje të parakohshme në Tiranë | |||||||||||||||||||||||
Zgjedhjet e parakohshme në zonën 31 ne Tiranë zhvillohen pasi ish- deputeti i saj, Bamir Topi, tashmë prej një muaji është president i republikës. PD-ja ka vendosur si kandidat te saj në këtë zonë Edi Palokën, aktualisht drejtor i agjensisë zyrtare të lajmeve ATSH. Por më parë kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, është vetë-shpallur si kandidat i së djathtës në këtë zonë. Në polemika pritet të ndërhyjë edhe kryeministri, Sali Berisha, i cili ka paralajmëruar zhvillimin e bisedimeve me zotin Shehi dhe arritjen e një marrëveshjeje të mundshme. Por ky i fundit duket se është i vendosur në synimin tij. Opozita me kandidat socialist Nga ana e saj opozita duket se është e një mendjeje që në këto zgjedhje të shkojë me një kandidat socialist. Por pas refuzimit të ish-presidentit Rexhep Mejdani, ende nuk është përcaktuar se cili do të jetë përfaqësuesi i saj. Ndërkaq partitë e opozitës pritet të mblidhen për të përcaktuar strategjinë e tyre në këto zgjedhje. | LOKALE Zgjedhja e presidentit17 korrik 2007 | Analiza | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||