|
Vehap Shita, kritik letrar | |||||||||||||||||||||||
Vehap Shita është njëri prej kritikëve të njohur letrar, gazetar shumëvjecar dhe përkthyes i veprave letrare. Ai ka lindur në Gjakovë në vitin 1924. Qysh si nxënës ai filloi të merret me shkrime, ndërsa në vitet e 50-ta nisi të merret me gazetari duke u përqëndruar në rubrikën e kulturës. Fillimisht ai punoi në Radion Prishtina ku edhe shkroi shkrimin e parë kritik për teatrin e Kosovës, përkatësisht për dramën "Kur martohem me parë" të Murteza Pezës. Më pas ishte redaktor i kulturës në të përditshëm "Rilindja", pastaj në "Jetën e Re", në gazetën "Scena" të Novi Sadit. Vehap Shita është njeri prej themeluesve të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës në vitin 1970, ku për një kohë të shkurtër ishte sekretar. Ai ka përthyer dhjetëra vepra të letërsisë botërore nga gjuha shqipe në atë serbe dhe anasjelltas, në mes të të cilave "Këshjellën", "Kronikën në gur", "Dimrin e vetmisë së madhe" të Ismail Kadaresë, pastaj "Tregime" të Anton Pashkut etj. Ndonëse në moshën e pleqërisë, zoti Shita vazhdon të bëjë një punë të vyer. Aktualisht është në përfundim e sipër të një monografie për Zeqirja Rexhën. Gjithashtu ai ka në plan të botoj një leksikon të shkrimtarëve shqiptarë të ish Jugosllavisë që kanë qenë aktiv deri në vitet e 90-ta. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||