Motër Nirmala drejton Misionarët e Bamirësisë, misioni i ngritur nga Nënë Teresa 55 vjet më parë. Motër Nirmala është një grua fjalëpakë dhe e vogël në trup. Ishte e vështirë të realizoje një takim me të pasi media nuk ka qenë shumë bujare me misionaret e bamirësisë. Misioni është kritikuar se nuk ka bërë mjaftueshëm krahasuar me ndihmat që merr nga dhurues të ndryshëm. Tetë vjet pas vdekjes së Nënë Terezës, misioni i saj vazhdon të njëjtën punë, por shumë i kujdesshëm në kontaktet me median dhe duke dhënë e marrë me numrin e madh të turistëve, vullnetarëve dhe të atyre që kanë nevojë. Intervista u realizua nga Irena Luto. |