 | | | Bajram Rexhepi, ish kryeministër i Kosovës |
Bajram Rexhepi, ish kryeministër i Kosovës, ka lindur në Mitrovicë. Me profesion është mjek-kirurg. Zoti Rexhepi ka qenë kryetar i Këshillit Komunal të Mitrovicës në periudhën e pasluftës, kur tensionet ndëretnike në qytetin e ndarë ishin të mëdha. Pas zgjedhjeve të vitit 2001 ai u emërua kryeministër në qeverinë e koalicionit LDK-PDK-AAK, një post ky i papritur për te. Ai është kryeministri i parë në Kosovën e pasluftës. Aktualisht është deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike në opozitë. Intervista u realizua nga Violeta Hyseni. |