|
Situata e HIV/AIDS-it në Shqipëri | |||||||||||||||||||||||
Shqipëria konsiderohet si një nga vendet me prevalencë të ulët të infektimit me virusin HIV. Që prej fillimit të viteve ’90, kur vendi doli nga izolimi, të dhëna të shumta tregojnë se sjelljet e rrezikshme në lidhje me HIV-in po rriten në mënyrë të vazhdueshme, veçanërisht tek të rinjtë dhe popullata në lëvizje, thotë Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF). Sipas tij, kjo përbën një arsye për të menduar se ekziston një rrezik potencial për përhapjen e virusit. “Deri në fund të shtatorit, 2005, në Shqipëri janë raportuar 172 raste të personave të prekur me virusin HIV”,- thotë për BBC-në Alketa Zazo, përgjegjëse për shëndetin dhe zhvillimin e të rinjve në UNICEF. Sipas Zazos, është e rëndësishme që njerëzit të jenë të ndërgjegjësuar për rreziqet që paraqet infektimi me virusin HIV si dhe përceptimi i rrezikut dhe të mos hezitojnë për të testuar veten, qoftë edhe kur kanë dyshimin më të vogël. Rasti i parë me infeksionin HIV në Shqipëri u raportua në maj të vitit 1993 gjatë një kontrolli rutinë për infektimin e bankës së gjakut. Transmetimi seksual vazhdon të dominojë mënyrat e prekjes nga virusi HIV me 75% të të gjitha rasteve, por nuk mungojnë edhe rastet e transmetimit nëpërmjet përdoruesve të drogave të injektueshme që shkëmbejnë shiringat, apo edhe për shkak të mosgarantimit të sigurisë së gjakut. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||