BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 28 dhjetor 2007 - 12:51 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Kaos pas vrasjes së Bhuttos
Foto e gazetës britanike The Independent
Foto e gazetës britanike The Independent
Gazeta 'The Daily Telegraph' shkruan se pas vrasjes së Bhuttos, një vale e re dhune godet Pakistanin.

Menjëherë pas atentatit, protesta të dhunshme shpërthyen në gjithë qytetet kryesore të Pakistanit, dhe të paktën 70 makina u dogjën.

Mbështetësit e Bhuttos kanë deklaruar se do të marrin hak.

Gazeta shton se Pakistani do të përballet tashmë me rrezikun real të luftës civile.

Gazeta 'Financial Times' nën titullin, Kaos pas vrasjes së Butos, thotë se vendi do të zhytet në destabilitet.

Gjërat do të dalin krejtësisht jashtë kontrollit nëse presidenti Musharaf nuk jep doreheqjen.

Në kronologjinë kushtuar Bhuttos, gazeta thotë se ajo ishte një lidere që mori përsipër me dëshirë rreziqet për hir të popullit të saj.

Gazeta përsërit dhe një shkrim të Bhuttos për 'Financial Times' pak pas atentatit të parë në tetor.

Ajo ishte e përgjegjshme për kërcënimet, por nuk kishte frike nga vdekja.

Gazeta 'The Guardian', hap faqen e parë me titullin: Bhutto ekzekutohet, duke shtuar më poshtë se kjo ngjarje ngjall frikë për zgjedhjet e ardhshme të 8 janarit.

Shkrimi shoqërohet me një foto te fundit të ish-kryeministres vetëm pak çaste para se ajo të qellohej nga një militant, i cili më pas hodhi veten në erë.

Kjo foto e bërë nga fotografi britanik, Xhon Mur, ka bërë xhiron në gazetat kryesore.

The Guardian shkruan se hetimi për vrasjen e saj bëhet edhe më e vështirë pasi Bhutto kishte shumë armiq.

Gazeta 'The Independent', në faqen e parë ka botuar një foto të tragjedisë, nën titullin: Benazir Bhutto 1953-2007, Çfarë do ndodhë tani në Pakistan?

Në brendësi thuhet se Benazir Bhutto përfaqësonte një shpresë të vogël për pakistanezet, por tani edhe kjo u shua.

Gazeta jep dhe një analizë të redaktorit diplomatik të gazetës për ngjarjet në Pakistan, nën titullin: Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar.

Gazeta 'The Times' shkruan se frika shtohet pas vrasjes së Butthos.

Në brendësi gazeta jep një pasqyrë të ngjarjes së rëndë të ditës së djeshme, duke thënë se Bhutto u qëllua në momentet kur doli për pak caste të përshëndeste sipër makinës së saj antiplumb.

Gazeta ngre shumë pikëpyetje nga analistë dhe opinionistë që thonë se a mund të mbijetojë demokracia në Pakistan pas vdekjes së saj? Por analistet thonë se vrasësit arrijnë të ndryshojnë historinë, por rrallë arrijnë qëllimet e tyre.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>