|
PDK kryeson ndërsa numërohen votat | |||||||||||||||||||||||
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e para të përgjithshme që prej pavarësisë së vendit. Në një tubim me përkrahësit e partisë së tij, zoti Thaçi, e ka cilësuar fitoren e partisë si të “thellë dhe bindëse” në shumicën e qyteteve të Kosovës. Ai tha se vota për PDK-në është “besim në vizionin e saj për të ardhmen”. Megjithatë, disa parti të tjera i kanë hedhur poshtë këto deklarime dhe kanë sugjeruar pritjen e rezultateve zyrtare, që duhet të marri parasysh edhe vërejtjet dhe parregullsitë. Ish-kryeminstri i cilësoi zgjedhjet e së dielës si të suksesshme dhe tha se në to ka “folur Kosova evropiane dhe evro-atlantike”. “Zgjedhjet ishin një referendum për të ardhmen evropiane, sot folën dhe vendosën evropianët më të rinj. Kosova foli qartë dhe njëzëri"- tha zoti Thaçi. "Ne shprehëm vullnetin tonë për vlerat evropiane dhe tani Kosova me plot të drejtë pret që edhe BE-ja të flasë njëzëri dhe qartë për të ardhmen evropiane të Kosovës”, tha zoti Thaçi. Ish-kryeministri i Kosovës vlerësoi arritjet e qeverisjes së tij në tri vitet e kaluara dhe përsëriti sërish moton e fushatës “së pari Kosova”. Ai tha se Kosova e ka dëshmuar me zgjedhjet e saj se është një shtet ligjor dhe demokratik dhe se qytetarët e Kosovës kanë votuar për anëtarësimin e vendit në NATO dhe në BE. “Unë jam krenar të jem kryeministër i Kosovës, kryeministër i juaj që këtë vullnet tuajin ta bëjë realitet. Evropa duhet ta përqafojë Kosovën si partner të përgjegjshëm në gjirin e vet”, tha kryeministri Thaçi. | LOKALE Pjesëmarrje më e lartë e serbëve13 dhjetor 2010 | Faqja Kryesore Në foto: Kosova voton13 dhjetor, 2010 | Fotogaleri KQZ: Më pak se gjysma dolën në zgjedhje12 dhjetor 2010 | Faqja Kryesore Mbyllet votimi, fillon numërimi në Kosovë12 dhjetor 2010 | Rajoni Në Mitrovicë, jugu voton, veriu bojkoton12 dhjetor 2010 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||