|
Pjesëmarrje më e lartë e serbëve | |||||||||||||||||||||||
Sekretari shtetëror në Ministrinë Serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviq, ka thënë se pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet e Kosovës, ka qenë më e lartë se sa që pritej. Ai i referohet daljes në votime të serbëve në jug të lumit Ibër, ndërsa duke folur për veriun e Kosovës, zoti Ivanoviq tha se serbët atje kanë treguar edhe një herë se nuk janë të interesuar për zgjedhjet e Kosovës dhe kanë respektuar qëndrimin e autoriteteve të Serbisë. Zyrtari serb tha se ishte e qartë se interesimi i votuesve serbë për këto zgjedhje ishte dukshëm më i madh krahasuar me zgjedhjet para pavarësisë. Ndërkohë kryetari i Partisë Liberale Serbe, Slobodan Petroviq mbrëmë në Gracanicë ka thënë se partia ka marrë më së shumti vota nga trupi votues serb. Kjo parti ka qenë pjesë e institucioneve të Kosovës. Sipas zotit Petroviq nga rreth 22 mijë votues serbë, Partia Liberale Serbe ka marrë mbi 13 mijë vota. Por disa subjekte serbe kanë kontestuar këtë rezultat. Bartësja e Listës së Përbashkët Serbe, Rada Trajkoviq e ka akuzuar Partinë Liberale Serbe për keqpërdorim të rëndë të votave. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||