|
OSBE nuk vëzhgon zgjedhjet në Kosovë | |||||||||||||||||||||||
Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) nuk do t'i vëzhgojë zgjedhjet e jashtëzakonshme të 12 Dhjetorit në Kosovë, por do të ofrojë mbështetje teknike për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Zyrtarë të këtij misioni i thanë BBC-së se roli i OSBE-së është shndërruar në një rol mbështetës dhe këshilldhënës për institucionet që organizojnë zgjedhjet në Kosovë. Misioni i OSBE-së do të ofrojë ndihmën e tij përmes këshillave teknike për autoritetet e vendit në zgjedhjet e jashtëzakonshme të dhjetorit, në veçanti në shërbimet për votuesit dhe menaxhimin e vëzhguesve të zgjedhjeve dhe të subjekteve politike. Zyrtarë të këtij misioni kanë përjashtuar mundësinë që OSBE të përfshihet në çfarëdo forme në organizimin ose edhe vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë, por i thanë BBC-së se ajo do të ofrojë mbështetje teknike në prodhimin e listës së votuesve dhe në trajnimin e Komisioneve për zgjedhjet. Ata thanë se OSBE do të luaj një rol jo ekzekutiv në zgjedhjet e 12 Dhjetorit dhe i gjithë procesi, sipas tyre, është përgjegjësi e KQZ-së dhe mekanizmave të tij. Misioni i OSBE-së, që vepron në Kosovë që nga përfundimi i konfliktit të armatosur mbi 11 vjet më parë, deri në vitin 2007, kur janë zhvilluar zgjedhet e përgjithshme të parat nga autoritetet e vendit, ka organizuar pesë palë zgjedhje komunale e parlamentare. Ai mban qëndrim të paanshëm për statusin e Kosovës, që nga shpallja e pavarësisë në shkurt të vitit 2008. Misioni ka zvogëluar praninë e tij në Kosovë, por vazhdon të ndihmojë vendin në fushën e demokratizimit të shoqërisë. | LOKALE "Jo korrupsionit në zgjedhje," thotë Këshilli i Evropës29 nëntor 2010 | Rajoni Beogradi inkurajon bojkotin në zgjedhje 10 nëntor 2010 | Rajoni Pritet qëndrimi i Beogradit për zgjedhjet09 nëntor 2010 | Rajoni Kosovarët jashtë vendit votojnë me postë08 nëntor 2010 | Rajoni PDK mbështet mocionin kundër qeverisë01 nëntor 2010 | Rajoni Kosova në pritje të rrugëdaljes nga kriza27 tetor 2010 | Rajoni Zgjedhjet në Kosovë më 13 shkurt15 tetor 2010 | Rajoni "13 shkurti, datë e mundshme për zgjedhjet" 14 tetor 2010 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||