|
Për zgjedhjet në Kosovë, 29 subjekte | |||||||||||||||||||||||
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka bërë me dije se 29 subjekte politike kanë aplikuar për t’u çertifikuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 12 dhjetorit. Në mesin e tyre edhe 8 subjekte politike serbe dhe një numër tjetër i partive politike e iniciativave qytetare të pakicave jo shqiptare në Kosovë. Numri më i madh i partive politike në Kosovë kanë pritur çastin e fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve të tyre për zgjedhjet e përgjithshme të jashtëzakonshme të dhjetorit. Komisioni i Zgjedhjeve thotë se të enjten ka përfunduar afati ligjor për dorëzimin e listave, por ka ofruar një afat shtesë deri nga mesi i javës së ardhshme për plotësimin e gjithë listave dhe dokumentacioneve shtesë. Koalicione Në mesin e 29 subjekteve politike, që do të garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme, ndodhen edhe një numër koalicionesh, ndër të cilat më i madhi është ai i udhëhequr nga Aleanca Kosova e Re e afaristit Behxhet Pacolli. Dy janë subjekte të reja politike që do të paraqiten për herë të parë në zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosja e Albin Kurtit dhe Fryma e Re e udhëhequr nga ish-përfaqësues të shoqërisë civile, Shpend Ahmeti e Ilir Deda. Një numër i subjekteve dhe iniciativave qytetare nga radhët e komuniteteve pakicë kanë paraqitur kërkesën për certifikim, në mesin e të cilave edhe 8 subjekte politike serbe. Regjistrimi i tyre është bërë pasi Beogradi zyrtar u bëri thirrje serbëve të Kosovës që t'i bojkotojnë zgjedhjet e dhjetorit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se është i gatshëm që të organizojë zgjedhjet në gjithët territorin e Kosovës përfshirë edhe veriun e vendit. Qendra votimi 'alternative' Por zyrtarë të KQZ-së thonë se kanë hartuar dy plane operacionale për ditën e zgjedhjeve, një të qendrave të rregullta të votimit dhe ato alternative. Vendimi për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme me 12 dhjetor pasoi votimin e mocionit të mosbesimit për qeverinë e kryeministrit Hashim Thaçi dhe shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës. Zgjedhjeve të jashtëzakonshme u parapriu dorëheqja e presidentit Fatmir Sejdiu, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se ai kishte shkelur kushtetutën duke mbajtur dy poste njëkohësisht. Ky vendim u pasua nga tërheqja e LDK-së nga koalicioni qeverisës. Kuvendi i Kosovës numëron 120 vende, nga të cilat 20 janë të ndara për pakicën serbe dhe pakicat e tjera joshqiptare. | LOKALE Beogradi inkurajon bojkotin në zgjedhje 10 nëntor 2010 | Rajoni Pritet qëndrimi i Beogradit për zgjedhjet09 nëntor 2010 | Rajoni Kosovarët jashtë vendit votojnë me postë08 nëntor 2010 | Rajoni PDK mbështet mocionin kundër qeverisë01 nëntor 2010 | Rajoni Kosova në pritje të rrugëdaljes nga kriza27 tetor 2010 | Rajoni Zgjedhjet në Kosovë më 13 shkurt15 tetor 2010 | Rajoni "13 shkurti, datë e mundshme për zgjedhjet" 14 tetor 2010 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||