|
Tony Blair në vizitë dyditore në Kosovë | |||||||||||||||||||||||
Ish kryeministri britanik, Tony Blair i cili vlerësohet lartë për rolin e tij gjatë fushatës ajrore të NATO-s, mbi objektivat serbe që i dha fund luftës në Kosovë, qëndron të enjten në Prishtinë. Zoti Blair, që konsiderohet si një prej miqve më të mëdhenj të Kosovës, zhvillon një vizitë dyditëshe dhe do të ketë një varg aktivitetesh. Ai do të takojë udhëheqësit kosovarë dhe do të mbajë një fjalim në seancën solemne të parlamentit që do të mbahet për nder të tij. Presidenti Fatmir Sejdiu do t’i ndajë zoti Blair medaljen e artë të lirisë, e cila i ishte thuhet se i ishte akorduar atij për të gjallë të ish presidentit Ibrahim Rugova. Universiteti i Prishtinës ndërkaq do ta nderojë atë me çmimin “Doctor Honoris Causa”. Vizita e ish kryeministrit britanik, Tony Blair është organizuar nga qeveria e Kosovës, e cila thotë se ka bërë përgatitjet për ta pritur atë në mënyrë madhështore. Kjo gjë bëhet në shenjë mirënjohje për angazhimin e tij në fund të viteve 90-të për ndaljen e dhunës që po ushtronte Serbia ndaj shqiptarëve të Kosovës. Kjo do të jetë vizita e dytë, e zotit Blair në Prishtinë që nga përfundimi i luftës më 1999. Në fund të mandatit të tij si kryeministër i Britanisë, Tony Blair kishte thënë se besonte që Kosova ishte ndër sukseset më të mëdha të karrierës së tij dhe se mendonte që kishte bërë atë që ishte më se e drejtë. | LOKALE Tony Blair viziton Kosovën07 korrik 2010 | Faqja Kryesore Vlerësime nga Kosova10 maj 2007 | Faqja Kryesore Kariera politike e Toni Blerit10 maj 2007 | Faqja Kryesore Blair drejton bisedimet e Kuartetit për paqe19 korrik 2007 | Faqja Kryesore Blair i bashkohet Katolicizmit22 dhjetor 2007 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||