BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 19 korrik 2007 - 11:42 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Blair drejton bisedimet e Kuartetit për paqe
Tony Blair
Ish-kryeministri britanik, Blair, drejton bisedimet e Kuartetit
Udhëheqës të Kuartetit për Paqen në Lindjen e Mesme mbajnë takimin e parë që nga emërimi i ish-kryeministrit britanik, Tony Blair, si i dërguari i tyre i posaçëm.

Bisedimet në Portugali synojnë të gjejnë rrugë për të zhbllokuar procesin e paqes mes Israelit dhe palestinezëve.

Në takim marrin pjesë zoti Blair dhe sekretarja amerikane e shtetit, Condoliza Rice, homologu i saj rus, Sergei Lavrov dhe përfaqësues të lartë nga Bashkim Europian dhe Kombet e Bashkuara.

Shefi i Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Havier Solana, i tha BBC-së se ishte e rëndësishme që palestinezët të ishin më të organizuar dhe se nevojiteshin investime nga donatorët ndërkombëtarë.

Kjo është mbledhja e parë e Kuartetit që prej muajit të kaluar kur lëvizja islamike, Hamas, morri kontrollin në Gazë dhe vjen vetëm disa ditë pas deklarimit të Presidentit Bush për një ofensivë të re amerikane për paqen në Lindjen e Mesme.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>