|
Fondi emergjent i BE-së ka vlerë një trilion dollarë | |||||||||||||||||||||||
Vendet evropiane kanë rënë dakord të krijojnë një paketë një trilion dollarë për të mbrojtur Euron dhe për të ndaluar përhapje të borxhit grek. Paketa për fonde emergjencë dhe garanci të huave do të jetë i vlefshëm për vendet që përdorin Euron që kanë vështirësi në manaxhimin e borxheve të tyre. Plani përfshin gjithashtu edhe blerje të bonove qeveritare të Euro zonës në një lëvizje që ka si qëllim të rrise likuiditetet. Banka i kishte rezistuar këtij hapi më parë dhe disa ekonomistë e kanë quajtur këtë opsioni i fundit. Marrëveshja u njoftua nga ministrja spanjolle e Financave, Elena Salgado, pasi një takimi në Bruksel që zgjati 11 orë. Komisioneri i Evropës për Çështjet Monetare, Olli Rehn, tha se kjo paketë tregonte se Evropa do të bënte gjithçka që kërkohej për të mbrojtur euron. Zyrtarët evropianë janë të shqetësuar se pa masa shtesë, tregjet financiare do të vazhdojnë të kenë më pak besim në vendet me defiçit të lartë buxhetor. Shërbimi civil i BE-së, Komisioni Evropian punoi gjatë fundjavës për të kaluar me nxitim këto plane. Zyrtarët britanikë thonë se mekanizmat e stabilizimit janë të vjetra, - si ato që u përdorën për të ndihmuar, Hungarinë, Letoninë dhe Rumaninë, - dhe të reja, që janë një grup potencialisht i madh garancish për kredi. Garancitë për kredi janë një çështje shumë e vështirë për t'u përtypur për Britaninë, por pa këto paketa është shumë e dobët. Zyrtarët dhe diplomatët në Bruksel shpresojnë që mekanizmat e stabilitetit do t'i qetësojnë shqetësimin e tregjeve financiare lidhur me pamundësinë në Evropë për të paguar borxhet. Kjo ka qënë edhe shpresa pas çdo marrëveshjej të dështuar në krizën e defiçitit që shpërtheu javën e kaluar. | LOKALE Evropa krijon një fond emergjent08 maj 2010 | Faqja Kryesore Euro shënon rënie kundrejt dollarit06 maj 2010 | Faqja Kryesore Qeveria gjermane mbështet paketën për Greqinë03 maj 2010 | Faqja Kryesore Shifra të larta papunësie në Spanjë30 prill 2010 | Faqja Kryesore Tregjet në rënie si pasojë e borxhit grek 28 prill 2010 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||