BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 30 prill 2010 - 15:48 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Shifra të larta papunësie në Spanjë
Papunësia në Spanjë
Spanja ende është në recesion
Shkalla e papunësisë në Spanjë është rritur në nivelin më të lartë që nga 97 dhe tani është më shumë se 20%.

Spanja po ka vështirësi të kapërcejë krizën ekonomike dhe është ende në recesion.

Qeveria thotë se më shumë se 4.6 milionë vetë janë të papunë.

Rritja e papunësisë e komplikon më tej betejën e qeverisë për të ulur deficitin në financat e veta.

Spanja është një ndër vendet nën vëzhgim të fortë nga tregjet financiare dhe një viktimë e mundshme e prekjes nga kriza në Greqi.

Më herët këtë javë, një agjenci që vlerëson besueshmërinë ndaj ekonomisë së vendeve, e uli vlerësimin për Spanjën si rezultat i perspektivës së dobët ekonomike të vendit.

Nëse agjencia ka të drejtë me vlerësimin e bërë, papunësia do të rritet më tej, të ardhurat nga taksat do pakësohen duke bërë më të vështirë për qeverinë të pakësojë nevojat për marrje me hua të parave.

Shifrat e e papunësisë të nxjerra nga BE tregojnë se papunësia në 16 vende që perdorin Euron mbetet në 10%.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>