|
Euro shënon rënie kundrejt dollarit | |||||||||||||||||||||||
Euro ka rënë sot në kuatat më të ulta në një kohë që shqetësimi se kriza financiare greke mund të përhapet është rritur. Çmimet ranë në tregjet financiare evropiane gjatë orëve të para të shitblerjes . Por Komisonieri i Tregtisë së Komunitet Evropian në një intervistë për shtyp tha se brishtësia e euros kundrejt dollarit nuk përbente shqetësim pasi i bënte eksportet nga zona e euros më konkuruese. Tregjet financiare në Azi gjithashtu shënuan rënie. Ndërkohë, Banka Qendrore Evropiane do të zhvillojë sot një takim të rëndësishëm në Lisbonë të Portugalisë. Guvernatorët e saj po mundohen të shmangin përhapjen e krizes greke në vendet e tjera të eurozonës. Portugalia është një nga vendet që duket se është në rrezik. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||