|
Zotime për mbrojtje të pakicave | |||||||||||||||||||||||
Komisionari i lartë i OSBE-së për minoritetet, Knut Vollebaek ka deklaruar në Prishtinë se pavarësisht çfarë do të jetë statusi, Kosova duhet të jetë vend i të gjitha bashkësive etnike. Zyrtari i lartë i OSBE-së për minoritetet, po qëndron në Kosovë që prej të premtes për të parë gjendjen e pakicave, në pritje të shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Ambasadori Vollebeak, gjatë takimit me kryeministrin Hashim Thaçi, i ka shprehur këtij të fundit shqetësimin e pakicave lidhur me të ardhmen e tyre në Kosovë. Sipas ambasadorit Knut Vollebeak, institucionet e Kosovës kanë përgatitur ligje shumë të avancuara për mbrotjen e pakicave. "Nëse qeveria është në gjendje të implementojë atë që është në legjislacion, atëherë Kosova mund të jetë një shoqëri ideale në shumë mënyra. Ligjet janë shumë të avancuara, të zhvilluara shumë mirë, por gjëja kryesore është zbatimi i tyre. Zyra ime dhe bashkësia ndërkombëtare do të jetë këtu për të ndihmuar në këtë drejtim", tha komisionari i lartë i OSBE-së për minoritete, ambasadori Knut Vollebeak. Nga ana tjetër, kryeministri i ri i Kosovës, Hashim Thaçi, është zotuar se qeveria e tij do të garantojë mbrojtjen e të drejtave të pakicave. "Qasja ime ndryshe do të jetë ajo që jo vetëm që do të flasë për të drejtat e minoritarëve, por do të punojë direkt në terren, do të vendosë kontakte komunikimi në çdo hapësirë të territorit ku jetojnë pakicat, në mënyrë që të fillojë t'i zgjidhi problemet e tyre dhe ky autoritetet i komunikimit do të kërkojë të ushtrohet jo vetëm në nivel qëndror, por edhe në atë lokal", tha kryeministri Thaçi. Ligje nga pakoja Ahtisaari Institucionet e Kosovës janë në nxjerrje e sipër të ligjeve që dalin nga pakoja e ish-kryenegociatorit të OKB-së për statusin, Martti Ahtisaari, përmes së cilave, sigurohen të drejta të avancuara për pakicat në veçanti për atë serbe. Sipas planit Ahtisaari, mbi bazën e të cilit pritet të shpallet pavarësia e Kosovës, serbëve u garantohet vetëqeverisje lokale në disa komuna, mbrojtja e trashëgimisë historike e kulturore si dhe mbajtja e lidhjeve me Beogradin. | LOKALE E ardhmja e Kosovës17 gusht 2006 | Analiza BE-ja përgatitet për misionin në Kosovë10 janar 2008 | Rajoni Kryqi i Kuq Ndërkombëtar për të zhdukurit07 janar 2008 | Rajoni "Kosova është rast unik dhe jo precedent"04 janar 2008 | Rajoni Zhvillimet e vitit 2007 në Kosovë04 janar 2008 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||