|
Zgjedhjet do të mbahen në Shkurt | |||||||||||||||||||||||
Komisioni zgjedhor në Pakistan ka bërë të ditur se zgjedhjet parlamentare të planifikuara për javën tjetër do të shtyhen deri në 18 shkurt. Kryekomisioneri i zgjedhjeve tha se dhuna që pasoi vrasjen e udhëheqëses së opozitës, Benazir Bhutto shkatërroi qendra votimi dhe fletë votimi. Një korrespondent i BBC në Islamabad thotë se në komision pati balancë midis përkrahësve të presidentit Musharaf që donin shtyrje të zgjedhjeve dhe opozitës që donin votime të shpejta për të përfituar nga vota e përkrahjes që mund të vinte si rezultat i vrasjes së Benazir Bhuttos. Musharaf flet para kombit Në një fjalim për kombin në TV, presidenti Musharaf ka bërë të ditur se do të ngrejë një komision që do të identifikojë se kush është përgjegjës për dhunën që pasoi vrasjen e Benazir Bhuttos. Presidenti Musharraf gjithashtu tha se i ka kërkuar dedektivëve britanikë t'i bashkohen hetimit që po bëhet për vrasjen e zonjës Bhutto. | LOKALE Vdekja e Benazir Bhuttos31 dhjetor 2007 | Analiza Ende asnjë vendim për zgjedhjet 31 dhjetor 2007 | Faqja Kryesore Caktohen pasuesit e Bhuttos30 dhjetor 2007 | Faqja Kryesore Zgjedhjet e janarit në pikëpyetje29 dhjetor 2007 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||