|
Benazir Bhutto dhe zgjedhjet në Pakistan | |||||||||||||||||||||||
Udhëheqësja e opozitës dhe ish kryeministre e Pakistanit, Benazir Bhutto u vra nga një sulmues vetëvrasës në Rawalpindi, ndërsa ajo po largohej prej një mitingu zgjedhor. Zonja Bhutto u vra bashkë me 20 persona të tjerë. Zi kombëtare Mijëra njerëz morën pjesë në funeralin e Benazir Bhuttos, në fshatin e saj të Larkanës, në provinën Sindh, në jug të Pakistanit. Trupi i saj shoqërohej nga bashkëshorti Asif Ali Zardari dhe fëmijët e saj. Ata ndiqnin arkivolin e saj të mbështjellë me flamurin e Partisë së saj të Popullit me ngjyrë të kuqe, të zezë dhe jeshile.
Disa njerëz u përpoqën të preknin arkivolin, ndërsa të tjerë u përpoqën të vepronin si mbajtës së pëlhurës së arkivolit, siç është zakoni në Islam. Ajo u varros pranë të atit të saj, ish kryeministrit Zulfikar Ali Bhutto, i cili u ekzekutua me varje nga qeveria ushtarake e Pakistanit të vitit 1979. Bota dënon vrasjen Vrasja e Benazir Bhutto-s është dënuar edhe nga presidenti amerikan Geroge W. Bush, i cili tha se SHBA qëndron pranë popullit të Pakistanit në përpjekjen e tyre kundër forcave të terrorit dhe ekstremizmit. Pas vrasjes se Benazir Bhutto-s, janë kthyer shqetësimet mbi stabilitetin dhe të ardhmen e demokracisë në Pakistan. Zgjedhjet në pikëpyetje Sulmi vuri në pikëpyetje nëse mund të zhvillohen zgjedhjet, ashtu si dhe spekulimet se presidenti Musharraf mund të rivendos ligjin e emergjencës. Pak më parë kryeministri i përkohshëm tha se qeveria nuk ka plane të menjëhershme të shtyjë zgjedhjet e planifikuara të zhvillohen në 8 janar 2008. Por besueshmëria e zgjedhjeve është ngritur nga lideri i opozitës Nauaz Sharif. Ai i bëri thirrje presidentit Musharraf të largohej duke thënë se kjo ishte kërkesa numër një e popullit. Ai paralajmëroi se zgjedhjet mund të shkatërrojnë Pakistanin. Partia e tij, PML-ja ka bërë thirrje për një bojkotim kombëtar, duke u treguar gazetarëve se çdo votim mund të mos ishte i besueshëm. Ai gjithashtu nderoi zonjën Bhutto. Kryeminstri i përkohshëm, Mohammedmian Soomro, ka thënë se zgjedhet do të mbahen siç janë planifikuar në Pakistan. "Kjo është diçka, që ne e kemi konsultuar me partitë, sido të jetë pëlqimi i partive do të tolerohet, por deri tani zgjedhjet qëndrojnë siç janë lajmëruar". Zoti Sumro tha se të gjithë partitë politike duhet të përfshihen, nëse zgjedhjet do të shtyheshin. "Kur unë thashë se ne duhet të bisedojmë me ta, po thoja dhe po u them juve se udhëheqja politike e çdo partie duhet të ulet së bashku, të takohen dhe të vendosin, të marrin së bashku një vendim në interes të vendit. Ne padiskutim që do të konsultohemi me ta, nesë ata duan të shtyjnë zgjedhjet, duhet të ketë konsensus. Duhet të jetë një vendim i marrë së bashku nga të gjithë udhëheqësit politikë". tha zoti Soomro. Fajësohen islamikët Presidenti Musharraf ka fajësuar ekstremistët islamikë për vrasjen e Benazir Bhuttos. Zyrtarët e qeverisë pakistaneze thanë se ata e kishin paralajmëruar atë mbi kërcënimet kundrejt saj, njëri tha se Al-Kaeda mund të ishte pas sulmit. Benazir Bhutto kishte akuzuar elementë të veçantë të shërbimeve sekrete të Pakistanit se ishin përjekur t'i merrnin asaj jetën në muajin tetor. Përkrahësit e saj thonë se qeveria nuk bëri mjaft për ta mbrojtur. Një lider tjetër i opozitës, ish-lojtari i kriketit, Imran Khan, tha se qeveria ndjehej e kërcënuar nga zonja Bhutto. Ai i tha BBC-së se zoti Musharraf duhet të rivendosë gjyqtarët që kishte pezulluar. "Është gjithçka shumë e lehtë për qeverinë të fajësojë gjithçka mbi Al-Kaidën dhe terroristët, akoma mund të ketë bashkëpunëtorë të tjerë. Njerëzit që kanë qenë në pushtet për pesë vite, sigurisht janë ndjerë të kërcënuar nga Benazir, si mund ta dimë që ata nuk janë përgjegjës? Kështu që e ndiejmë se gjyqtarët duhet të rikthehen, gjyqtarë të pavarur dhe një hetim i duhur duhet të nisë nga këta gjyqtarë, jo nga gjykime të gënjeshtra të gjeneralit Musharraf, i cili nuk ka kushtetutshmëri dhe ligjshmëri. Ndërsa të gjithë implikimet e vrasjes së një prej lidereve më të njohura të opozitës, Benazir Bhutto fundosen në Uashington, administrata e Bushit po përpiqet të gjejë përqasje alternative për stabilizimin e Pakistanit dhe për shtyrjen më tej në rrugën drejt demokracisë. Por, siç shpjegon korrespondenti diplomatik i BBC-së, Jonathan Marcus, mësimi i vërtetë i vdekjes së saj mund të jetë se aktorët e jashtëm, madje edhe Shtetet e Bashkuara kanë shumë pak shanse reale në përpjekjet për vendosjen e kursit politik të Pakistanit. Gjatë vitit të shkuar, Benazir Bhutto, u shndërrua në një nga shtyllat qendore të politikës së Shteteve të Bashkuara ndaj Pakistanit. Kthimi i saj në atdhe u ndërmjetësua nga amerikanët. Edhe pse ata nuk ishin të aftë të projektonin martesën politike mes Bhuttos dhe presidentit Musharraf të dëshiruar nga ata, shpresa ishte se pjesëmarrja e saj në zgjedhet e ardhshme do të legjitimonte disi shtrëngimin e vazhdueshëm mbi pushtetin të gjeneralit Musharraf. Shumë ekspertë të Shteteve të Bashkuara ishin jo të lumtur me këtë politikë, duke besuar se ishte pak a shumë si kumar. Politikat e larta të personalizuara të Pakistanit do të thotë që theksi vihet me shume tek individët e veçantë. Dhe kur ata largohen nga skena opsionet diplomatike përshpejtohen brenda natës. Uashingtoni mbeti tani me presidentin Musharraf, popullariteti i të cilit është në rënie, shkaktuar pjesërisht nga marrëdhënia e tij me Uashingtonin, e cila ishte arsyeja kryesore në përpjekjet për të kthyer në atdhe dhe vënë në vend të parë, Benazir Bhutton. Por me vdekjen e Benazir Bhuttos, administrata Bush ka të ngjarë të kapet pas presidentit Musharraf për arsyen e thjeshtë se ai duket të jetë aleati më i fortë që kanë. | LOKALE Vdekja e Benazir Bhuttos31 dhjetor 2007 | Analiza Zgjedhjet do të mbahen në Shkurt02 janar 2008 | Faqja Kryesore Benazir Bhutto - jeta në foto28 dhjetor, 2007 | Fotogaleri Udhëtimi i fundit i Bhuttos28 dhjetor, 2007 | Fotogaleri | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||