BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E diel, 05 gusht 2007 - 07:10 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Kongresi kalon ligjin për energjinë në SHBA
Turbina energjie të erës
Bush kërkon të investohet për burime të ripërtëritshme energjie
Dhoma e Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan kaloi një ligj të ri për energjinë.

Ky ligj ka si qëllim të zgjerojë përdorimin e bio-karburanteve, energjisë që përftohet prej erës dhe diellit si dhe shfrytëzimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë.

Ligji kërkon edhe marrjen e masave për ruajtjen e energjisë dhe tërheq koncensionet e taksave nga kompanitë kryesore të naftës, të cilat pritet t'i kushtojnë 16 miliardë dollarë në vit.

Ligji është propozuar nga presidenti Bush dhe përpara se të hyjë në fuqi ka nevojë që të koordinohet me një ligj tjetër për energjinë që është kaluar nga Senati në muajin qershor.

Mbështetësit e Ligjit thonë se ai shikon drejt të ardhmes dhe është një lajm i mirë për konsumatorët e energjisë.

Një kundërshtar i tij e përshkroi si një helm të pastër për industrinë e gazit dhe naftës.

Të premten presidenti Bush tha se ka ftuar udhëheqësit e vendeve që janë ndotësit më të mëdhenj të botës në një konferencë në Uashington.

Ai shpreson që kjo konferencë që do të mbahet muajin e ardhshëm t'i hapë rrugën një marrëveshjeje të re globale për ndryshimin e klimës.

LOKALE
Bush thërret konferencë për klimën
04 gusht 2007 | Faqja Kryesore
Brown takon Bushin në Kemp Dejvid
30 korrik 2007 | Faqja Kryesore
Ngrohja globale 'po ndryshon botën'
06 prill 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>