BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E shtunë, 04 gusht 2007 - 09:36 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Bush thërret konferencë për klimën
Ndotja e ajrit
Bush është kundër vendosjes së kufizimeve për emetimet
Presidenti Bush ka thënë se ka ftuar udhëheqësit e vendeve që janë ndotësit më të mëdhenj të botës në një konferencë në Uashington.

Ai shpreson që kjo konferencë që do të mbahet muajin e ardhshëm t'i hapë rrugën një marrëveshjeje të re globale për ndryshimin e klimës.

Por kritikët thonë se kjo lëvizje e SHBA-së mund të ndërhyjë në iniciativën e vazhdueshme të OKB-së për klimën.

Iniciativa ka si qëllim që të arrihet një marrëveshje për përmbushjen e objektivave për emetimet.

Shtetet e Bashkuara janë kundër vendosjes së kufizimeve për emetimin e gazeve që shkaktojnë efektin serë.

Në vend të kësaj, zoti Bush kërkon që thekset të vendosen tek bashkëpunimi vullnetar dhe përfshirja e sektorit privat në zhvillimin e teknologjive për pastrimin.

LOKALE
Brown takon Bushin në Kemp Dejvid
30 korrik 2007 | Faqja Kryesore
Nisin koncertet për klimën - Live Earth
07 korrik 2007 | Faqja Kryesore
Samiti i G8-ës në Gjermani
06 qershor 2007 | Faqja Kryesore
Howard premton plan për klimën
03 qershor 2007 | Faqja Kryesore
Konferencë për klimën në Bangkok
30 prill 2007 | Faqja Kryesore
Ngrohja globale 'po ndryshon botën'
06 prill 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>