BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E shtunë, 07 korrik 2007 - 08:54 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Nisin koncertet për klimën - Live Earth
Live Earth
Në koncerte marrin pjesë 150 artistë që luajnë në 9 qytete
Një seri koncertesh në mbarë botën të pagëzuara me emrin, Live Earth (koncerti për Tokën) do të përpiqen të ndërgjegjësojnë lidhur me ndryshimet klimatike.

Koncerti i parë filloi në Sidnej ku u hap me një valle përshëndetëse nga kërcimtarë aborigjenë dhe një paraqitje video nga ish presidenti amerikan, Al Gore.

Fushata e tij për të ndërgjegjësuar publikun lidhur me çështjet e klimës ishte ajo që frymëzoi koncertet.

Më shumë se 150 artistë në 9 qytete do të luajnë në spektaklet gjatë 24 orëve, të cilat pritet të ndiqen nga 2 miliardë shikues.

Këto koncerte zhvillohen në Tokjo, Shangai, Johanesburg, Hamburg, Nju Jork, Uashington, Londër dhe Rio de Zhaneiro.

Kritikët kanë shtruar pyetje lidhur me artistët që do të udhëtojnë me avion dhe nga ana tjetër do të konsumojnë shumë energji me amplifikuesit e instrumentave të tyre.

Kërcimtar aborigjenë
Koncerti nisi në Sidnej me valle dhe mesazh nga Al Gore

Organizatorët thonë se të ardhurat nga biletat kanë shkuar për të blerë llampa që konsumojnë pak energji.

Madonna, Duran Duran dhe Beastie Boys janë ndër artistët që luajnë në Londër.

Bob Geldof, organizatori i koncerteve për bamirësi Live Aid dhe Live8, ka thënë se evenimenteve u mungon objektivi.

Ai thotë se shumica e njerëzve i njohin pasojat e ngrohjes globale.

Në koncertet e së shtunës do të transmetohen edhe dy këngë të luajtura në temperaturat nën zero në Antarktidë nga Nunatak, një grup që përbëhet nga anëtarë të shoqatës britanike për Studimin e Antarkidës.

Ata luajnë përballë kolegëve të tyre dhe në një pejsazh ku duken ajsbergët.

LOKALE
Ngrohja globale 'po ndryshon botën'
06 prill 2007 | Faqja Kryesore
Bota diskuton klimën pas Kiotos
15 nëntor 2006 | Faqja Kryesore
Klima 'më e ngrohta për mijëvjeçarin'
10 shkurt 2006 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>