BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 15 nëntor 2006 - 07:19 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Bota diskuton klimën pas Kiotos
Konferenca për klimën në Kenia
Konferencë për klimën në Kenia
Ministrat e mjedisit nga e gjithë bota fillojnë një konferencë tri-ditore lidhur me ndryshimin e klimës në kryeqytetin e Kenias, Nairobi.

Ata do të konsiderojnë rrugët për të ecur përpara pas përfundimit të mandatit të protokolleve të Kiotos për uljen e emetimeve të gazrave që krijojnë efektin serë dhe përfshirjen në kuadrin e saj të vende të mëdha në zhvillim si Brazili, Kina e India.

Në fjalimin e tij të hapjes sekretari i përgjithshëm i OKB-së Kofi Annan pritet të përqëndrohet në sjelljen e projekteve të energjisë së pastër në vendet afrikane dhe në masat për të ndihmuar në mbrojtjen e kontintentit nga ndikimi i ndryshimit të klimës.

Kontinenti afrikan kontribuon më pak në ndryshimin e klimës por mund të ndjejë më thellë ndikimin e saj.

Protokolli i Kiotos po mbledh fonde për zhvillimin e pastër dhe adoptimin, por deri tani Afrika nuk ka vjelë përfitimet e tyre.

Pas fjalimit të Annanit dhe hapjes ceremoniale, ministrat do të merren me projekt-marrëveshjet për të cilat delegatët kanë punuar dhjetë ditët e fundit.

Janë arritur marrëveshje për disa çështje të rëndësishme që ekzistojnë, por grupet e mjedisit thonë se për çështjen më të madhe nga të gjitha, ecja drejt një raundi të ri bisedimesh për objektivat globalë të uljes së emetimeve, nuk është bërë ndonjë përparim i qenësishëm.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>