|
Klima 'më e ngrohta për mijëvjeçarin' | |||||||||||||||||||||||
Studime të reja mbi ngrohjen globale bëjnë të ditur se hemisfera veriore është më e ngrohtë tani sesa ka qenë në 1200 vitet e fundit. Ai thotë se periudha e ngrohtë aktuale në rajonet veriore është më e gjata dhe më e përhapura që nga shekulli i nëntë. Duke shkruar në gazetën Science, studiuesit thanë se ndryshimi i madh nga fundi i shekullit të 20-të e më pas, ishte se rajone të ndryshme ngroheshin në të njëjtën kohë. Shkencëtarët i morën provat e tyre nga mostra të thellësisë së akullit, fosile nga vende të ndryshme si Amerika e Veriut, Skandinavia dhe Siberia. Aubrey Meyer është drejtor i Institutit Global, një grup i pavarur që merret me mbrojtje të sistemit klimaterik global. Ai tha se marrëveshja e Kijotos nuk ishte e mjaftueshme. "Është e dobishme në luftën ndaj gabimit - gabimi këtu është se ndryshimi i klimës nuk është një problem i proporcioneve të mëdha. Në të vërtetetë është në proporcione të mëdha dhe ne na duhet të veprojmë urgjentisht. Kështu që përgjigja ime ndaj kësaj duhet të jetë- faleminderit shumë, studimi është i dobishëm, por çështja ka të bëjë me çështje politikash. Tani është e nevojshme të krijohet një marrëveshje globale racionale, jo vetëm një marrëveshje frymëzuese, por një marrëveshje me angazhime të vërteta." | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||