BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 30 prill 2007 - 07:21 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Konferencë për klimën në Bangkok
Synimi është reduktimi i gazrave që shkaktojnë efektin serë
Konferenca do të përpiqet t'i japë shtysë teknologjive të reja
Në Bangkok nis të hënën punimet një konferencë e madhe ndërkombëtare për luftën ndaj ndryshimeve klimatike.

Konferenca është e treta e zhvilluar brenda këtij viti nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike, një organizëm ky i OKB-së.

Ajo synon që të shërbejë si udhërrëfyes për hartimin e teknologjive që do të pakësojnë emetimin e nivelit të karbonit dhe koston e tyre.

Në tekstin final të dokumentit pritet të thuhet se vendet mund ta mbrojnë klimën, por vetëm nëse ato do të hartonin menjëherë ligje për të ndaluar shtimin e emetimeve të gazrave që shkaktojnë efektin serë në vitin 2030.

Duke folur për BBC-në, kreu i panelit, Dr Raendra Pachauri tha se vendet më të zhvilluara të botës, duhet të demonstrojnë se e shohin me seriozitet luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Thirrje

Vendet e zhvilluara, sipas z. Pachauri, duhet të provojnë se po ndërmarrin hapa seriozë për t'i luftuar këto ndryshime para se të presin që të njëtën gjë ta bëjnë dhe vendet në zhvillim: Kina dhe India.

Z. Pachauri tha se bota duhet të kombinonte masat lehtësuese me ato përshtatëse për të reduktuar problemin.

Llogaritet që Kina do t'i kalojë Shtetet e Bashkuara si prodhuesi më i madh i gazrave që shkaktojnë efektin serë.

Vendi ka nënshkruar Protokollin e Kiotos për reduktimin e emetimit të gazrave, por është përjashtuar nga kufizimet e marrëveshjes meqënëse është vend në zhvillim.

Shumë besojnë se çdo marrëveshje e arritur për të luftuar ndryshimet klimatike, do të ishte e pakuptimtë nëse me të nuk do të binin dakord Kina dhe India.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>