|
Ky dimër më i ngrohti - sipas shkencëtarëve amerikanë | |||||||||||||||||||||||
Sipas Agjensisë qeveritare që merret me rregjistrimet e temperaturave, temperaturat e përgjithshme ishin më të lartat që nga fillimi i rregjistrimeve më shumë se njëqind vjet më parë. Por agjensia tha se shkak për dimrin e ngrohtë nuk ishin pasojat e gazeve me efekt sere. Shkencëtaret studiuan tempereaturat e kombinuara të sipërfaqes së tokës dhe oqeanit dhe arritën në përfundimin se në periudhën mes janarit dhe shkurtit, ato ishin më të lartat që nga viti 1880, kur filluan të rregjistroheshin të dhënat. Megjithëse temperaturat në Ameriken e Veriut ishin mesatare, ishte më ngrohtë se zakonisht në Europë, Azi dhe Afrikën perëndimore. Administrata amerikane për çështjet oqeanike dhe ato atmosferike tha se dimri i ngrohtë nuk ishte rezultat i gazeve me efekt sere. Një zëdhënës tha se faktori kryesor ishte fenomeni el ninio, ku ujrat e ngrohta të paqësorit ndikojnë mbi klimen. Megjithatë sipas ketij zbulimi të fundit dhjetë vitet e fundit janë shënuar dimrat më të ngrohtë që nga koha kur filluan të mbaheshin të dhënat, nje zbulim i tillë pason një panel ndërqeveritar për ndryshimet klimaterike që u mbajt muajin që shkoi e që paralajmëroi për ngrohjen globale e pasojat e saj në ndryshimet klimaterike dhe kjo si rezultat pjesërisht i aktiviteteve njerëzore. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||