|
Orët e fundit për negociata për presidentin | |||||||||||||||||||||||
Në Tiranë janë orët e fundit të negociatave në përpjekje për të gjetur së paku një kandidat që të votohet në seancën e parlamentit. Nëse kjo nuk ndodh, sipas një interpretimi të besueshëm të Kushtetutës, do të duhej të shpalleshin zgjedhjet e parakohshme. Në ambientet politike, thotë një korrespondent i BBC-së në Tiranë, ka filluar një gjueti e vërtetë në kërkim të kandidatit të pranueshëm nga të dy krahët e politikës. Krerët e opozitës të mbledhur pas refuzimit të listës së tyre nga shumica thanë se nuk e tërheqin këtë listë dhe se do ta paraqesin sërish në tryezë duke këmbëngulur se kandidati për president duhet të vijë nga rradhët e tyre (opozitës). Shumica i vlerëson të papranueshëm kandidaturat e deritanishme të paraqitura nga opozita, mes të cilave edhe atë të ish kryeministrit dhe ish kryetarit të PS-së, Fatos Nano dhe atë të presidentit aktual, Alfred Mojsiu. Opozita e quan qesharake listën me katër emra të shumicës, mes të cilëve është edhe politikani dhe shkrimtari i njohur Sabri Godo. Mediat e Tiranës spekulojnë me emra diplomatësh si kandidatura të mundshsme konsesuale për seancën e mbasdites të Kuvendit, e cila nëse digjet, sipas disa interpretimeve të ligjit, i hap rrugën vendit për zgjedhje të parakohshme. Ndërkaq nënkryetari i PD-së, Bamir Topi kandidati për president i tërhequr të martën tha se do të përfshihej në garë vetëm në një proces kushtetues. | LOKALE Bisedime të vështira për presidentin03 korrik 2007 | Faqja Kryesore Sërish Parlamenti shqiptar nuk zgjedh Presidentin e ri28 qershor 2007 | Faqja Kryesore Ende e pazgjidhur çështja e presidentit27 qershor 2007 | Faqja Kryesore Nuk ka marrëveshje për presidentin22 qershor 2007 | Faqja Kryesore Ligji shqiptar dhe procedura e zgjedhjes20 qershor 2007 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||