|
Ende asnjë kandidat zyrtar për president | |||||||||||||||||||||||
Një javë nga afati i fundit ligjor për zgjedhjen e presidentit të Shqipërisë, në Tiranë ende nuk ka njoftim për shpalljen e ndonjë kandidati zyrtarisht. Disa emra janë lakuar në shtyp dhe në ambientet politike, por ende asnjeri nuk e ka siguruar konsensusin e domosdoshëm të dy kampeve politike. Ka mbërritur në pothuaj 10 numri i emrave të lakuar javët e fundit si kandidatë të mundshëm për postin e presidentit të Republikës, procedurat për zgjedhjen e të cilit duhet të fillojnë brenda kësaj jave në Parlament. Në faqet e shtypit u shfaq propozimi për zgjedhjen e shkrimtarit të shquar Ismail Kadare si kandidat asnjëanës, por nuk ka pasur nga ana e tij ndonjë shprehje për këtë ide. As kandidati i shpallur prej kohësh nga Partia Demokratike në pushtet, nënkryetari i saj Bamir Topi, nuk është paraqitur zyrtarisht si i tillë, d.m.th. nuk ka propozim nga të paktën 20 deputetë, ashtu siç e parashikon kushtetuta. Zërat nga brenda PD-së, por edhe vetë fakti i mosparaqitjes zyrtare të zotit Topi, flasin për mosvendosmëri apo pritje në zyrat qendrore të partisë në pushtet. As ish-kryeministri Fatos Nano nuk ka mundur deri orët e fundit që të sigurojë numrin minimal të firmave të deputetëve për t'u paraqitur si kandidat. Një numër emrash të tjerë të shfaqur here pas here në shtyp është e vështirë të vlerësohen deri tani se sa shanse kanë për të hyrë në garë. Në fakt, për arsye se zgjedhja e presidentit kërkon 3/5 e votave të parlamentit, është e domosdoshme arritja e konsensusit mes dy kampeve të politikës. Përndryshe, rruga tjetër është shkrirja e parlamentit dhe hapja e rrugës së zgjedhjeve të parakohshme, një opsion ky që realisht askush nuk e dëshiron, porse të gjithë jo të bindur kërcënojnë se janë gati edhe për këtë zgjidhje. Bashkësia ndërkombëtare ka filluar të dërgojë këshilla se zgjedhjet e parakohshme janë një opsion i dëmshëm për vendin dhe frenues për ecjen drejt integrimit euroatlantik. Ndërkaq me polemika po shoqërohet procesi i numërimit të votave në zonën 86 në Pogradec ku u votua të dielën për zgjedhjen e deputetit të zonës. | LOKALE Rama kundër kandidaturës së Nanos15 qershor 2007 | Faqja Kryesore Kuvendi debaton zgjedhjen e presidentit08 qershor 2007 | Faqja Kryesore Diskutohen kandidatët presidencialë30 maj 2007 | Faqja Kryesore Presidenti Moisiu reagon ndaj zhvillimeve21 maj 2007 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||