|
Indisë i hapet rruga për eksporte bërthamore | |||||||||||||||||||||||
Për herë të parë që prej 30 vjetësh, Dhoma e Përfaqësuesve në kongresin amerikan ka votuar një legjislacion që lejon eksportimin në Indi të energjisë bërthamore dhe teknologjisë për qëllime civile. Vota pasoi një marrëveshje historike të arritur në fillim të vitit mes presidentit Bush dhe kryeminstrit të Indisë Manmohan Singh. Legjislacioni pritet të aprovohet nga Senati, por vendimi u prit në Dehli si një moment historik në marrëdhëniet mes të dyja vendeve. Tetë vjet më parë kur për habinë e të gjithëve India kreu një test bërthamor, Shtetet e Bashkuara iu përgjigjën me shtrëngimin e sanksioneve. Tani Uashingtoni e ka përmbysur politikën 30 vjeçare të mospërhapjes bërthamore duke bërë një përjashtim për t'i krijuar mundësi Dehlit që të ketë akses në teknologjinë bërthamore për qëllime civile. Ky vendim është parë në Indi si një shenjë e zhvillimit të marrëdhënieve strategjike mes të dyja vendvee, që vitet e fundit kanë patur lidhje të ngushta politike dhe ekonomike. Do të kalojë ca kohë përpara se ligji të hyjë në fuqi. Të dyja vendet duhet të bëjnë të qarta hollësite teknike dhe 45 anëtarët e grupit furnizues bërthamor duhet të amendojnë rregullat për t'i krijuar mundësi Indisë që të marrë ngarkesa me karburante. Dehli shpreson se vendet do të marrin shembullin e Uashingtonit, kur vendimi mori një mbështetje të gjerë nga të dyja palët. | LOKALE Presidenti kinez viziton Indinë20 nëntor 2006 | Faqja Kryesore Rice mbron marrëveshjen me Indinë06 prill 2006 | Faqja Kryesore Presidenti Bush viziton Indinë 02 mars 2006 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||