|
Presidenti kinez viziton Indinë | |||||||||||||||||||||||
Presidenti kinez, Hu Jintao, ndodhet në Indi në një vizitë historike që synon forcimin e lidhjeve midis dy fuqive të reja ekonomike të botës. Agjencia kineze e lajmeve njoftonte se të dy vendet po linin pas ato që i quajti "katër dekada indiferencë" për të formuar një partneritet strategjik. Marrëdhëniet tregëtare janë shtuar me shpejtësi vitet e fundit nga nivele gati të pakonsiderueshme në rreth 20 miliardë dollarë në vit. Presidenti Hu, që zhvillon vizitën e parë të një kryetari shteti kinez në Indi për mëse një dekadë, pritet të nënshkruajë një numër marrëveshjesh tregëtare dhe bashkëpunimi. Fuqia e Kinës është tek prodhimi industrial, dhe fuqia e Indisë është tek kompanitë e teknologjisë. Bashkëpunimi, nëse të dy palët kapërcejnë armiqësitë e tyre, do t'ju sjellë shumë përfitime të dy vendeve. Midis Indisë dhe Kinës ka shumë mosmarrëveshje të vjetra përfshirë statusin e Tibetit, që Kina e ka pushtuar që në vitin 1951, si dhe disa mosmarrëveshje kufitare. Gati një mijë murgjër tibetianë të veshur me pelerina të kuqe e të verdha marshuan nëpër kryeqytetin indian duke djegur flamuj kinezë. Por nuk pritet që shqetësimet e tyre të përfshihen në rendin e bisedimeve kur presidenti Hu dhe kryeministri indian Manmohan Singh të takohen të martën. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||