BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 02 mars 2006 - 07:51 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Presidenti Bush viziton Indinë
Bush në Indi
Presidentit Bush i është bërë një mirëpritje zyrtare në fillim të vizitës së tij treditore në Indi, e cila synon krijimin e një partneriteti të ri strategjik mes Delhit dhe Uashingtonit.

Zot Bush e ka përshkruar Indinë si një aleat të natyrshëm të Shteteve të Bashkuara dhe të dyja palët shpresojnë se do të finalizojnë një marrëveshje rreth bashkëpunimit civil bërthamor.

Presidentin Bush e mirëpriti zyrtarisht kryeministri i Indisë, Manmohan Singh dhe presidenti Abdul Kalam në një ceremoni ne pallatin presidencial.

Ata pritet të diskutojnë një marrëveshje me Indinë rreth programit bërthamor, e cila siç thuhet, nëse do të arrihet, do të vuloste miqësinë e fortë mes këtyre dy vendeve.

Uashingtoni ka ofruar ndihmë për të zhvilluar programin bërthamor, por vetëm në qoftë se Delhi do të demonstronte ndarjen mes programit ushtarak dhe civil.

Neogicatat deri tani kanë qenë të vështira dhe kanë zgjatur gjatë gjithë natës dhe jo të gjithë indianët e kanë mirëpritur presidentin Bush.

Partitë e majta po planifkojnë një protestë masive në Delhi kundër zotit Bush ndërkohë që protesta të tjera, janë organizuar në pjesë të tjera të këtij vendi.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>