|
Konferencë për Aids-in në Nju Jork | |||||||||||||||||||||||
Në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara fillon një konferencë e posaçme për problemet e HIV/Aids-it, pesë vjet pasi udhëheqësit botërorë u takuan për të diskutuar masat për të luftuar epideminë. Gjatë takimit treditor, politikanët duhet të vendosin se si të ndalojnë përhapjen e virusit dhe se si të arrijnë një marrëveshje për t'u dhënë mundësi të prekurve nga Aids-i, në të gjithë botën, që të mjekohen me medikamente retrovirale. Afati për arritjen e këtij objektivi është vënë viti 2010. Në këtë konferencë, marrin pjesë 180 qeveri, por përpara se politikanët të marrin fjalën ditën e premte, do të ketë dy ditë diskutime, të cilat diplomatët i quajnë ndryshe edhe "pikëpamjet nga fronti'. Në konferencë do ta marrin fjalën përfaqësues nga e gjithë bota, të përfshirë në luftën kundër përhapjes së HIV/Aids-it. Ata do të japin mendimin e tyre lidhur me masat që duhen marrë. Kensani Mevasa, një grua e re afrikanojugore e infektuar me HIV, do të mbajë një fjalim në sesionin hyrës të konferencës. Ndërkohë prapa kuintave vazhdojnë negociatat për deklaratat politike që do të shpallen në fund të konferencës. Në një prej drafteve të dokumentit, në paragrafet për parandalimin e Aids-it, nuk ka referenca specifike për t'u dhënë përdoruesve të drogës prezervativë dhe shiringave sterile, një çështje kjo që është tabu për shumë qeveri që marrin pjesë në konferencë. | LOKALE OKB nxjerr raportin për përhapjen e AIDS-it në botë30 maj 2006 | Faqja Kryesore Thirrje për të mundur AIDS-in01 dhjetor 2005 | Faqja Kryesore OKB boton raportin vjetor për HIV/AIDS-in21 nëntor 2005 | Faqja Kryesore Thirrje për mbrojtjen e fëmijëve me Aids25 tetor 2005 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||