BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 01 dhjetor 2005 - 07:47 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Thirrje për të mundur AIDS-in
40 milionë të infektuar me HIV/AIDS
Thirrje për luftë frontale kundër AIDS-it
Dita Botërore e AIDS-it është shënuar në Afrikën e Jugut në mesin e mosmarrëveshjeve të thella midis veprimtarëve dhe qeverisë për mënyrën se si mund të luftohet epidemia.

Ministrja e Shëndetësisë, Manto Tshabalala-Msimang, përsëri nuk pranoi të mbështeste plotësisht përdorimin e medikamente anti-retrovirale, që sipas saj nuk të kurojnë.

Veprimtarët e AIDS-it kanë ngritur padi kundër ministres duke e akuzuar se nuk po mbron shëndetin publik.

Agjencia e OKB-së për AIDS-in ka bërë thirrje për një angazhim të ri për të luftuar sëmundjen duke thënë se ajo duhet goditur në të gjitha frontet.

Numri i të prekurve me HIV/AIDS ka arritur në më shumë se 40 milionë - që do të thotë se duhen me shumë masa mbrojtëse, më shumë mjekim dhe më shumë kujdes.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>