|
Marrëveshje për gazin bolivian | |||||||||||||||||||||||
Një takim i nivelit të lartë lidhur me vendimin e Bolivisë për të shtetëzuar industrinë e saj të energjisë ka përfunduar në Argjentinë me një deklaratë që njeh të drejtën e Bolivisë për të marrë vendime lidhur me burimet e saj natyrore duke theksuar në të njëjtën kohë nevojën për të garantuar furnizimin e klientëve të saj të huaj. Vendimi bolivian u shpall këtë javë nga presidenti bolivian Evo Morales, i cili u dha kompanive të huaja gjashtë muaj kohë për të nënshkruar kontrata të reja. Kjo politikë shkaktoi shqetësim në Brazil dhe Argjentinë, vende që importojnë gaz nga Bolivia. Pas tri orë bisedimesh, udhëheqësit e Argjentinës, Bolivisë, Brazilit e Venezuelës ranë dakord se do të vazhdojë furnizimi me gaz ndërsa Bolivia vazhdonte negociatat me kompanitë e huaja të gazit. Jeff Vote, zyrtar i lartë në organizatën për të Drejta dhe Zhvillim me bazë në Uashington, thotë se të gjtha palët në samit ishin të gatshme përarritjen e marrëveshjes. "Kompania spanjolle e energjisë Repsol dhe ajo braziliane Petrobras kanë thënë se janë të interesuar për të arritur një lloj marrëveshjeje," tha zoti Vote. "Ata janë atje për një arsye - të bëjnë para - dhe ata besojnë se do të vazhdojnë të kenë përfitime nëse vendosin ekuilibrin e duhur," tha ai. | LOKALE Shtetëzimi i gazit nga Bolivia ngjall shqetësim 03 maj 2006 | Faqja Kryesore Gazi i Bolivisë nën kontroll shtetëror02 maj 2006 | Faqja Kryesore Tre presidentët latinoamerikanë nëshkruajnë marrëveshje 30 prill 2006 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||