BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E martë, 02 maj 2006 - 06:35 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Gazi i Bolivisë nën kontroll shtetëror
Gaz, Bolivi
Bolivia ka rezerva të shumta me gaz

Presidenti i Bolivisë, Evo Morales ka nënshkruar një dekret që vendos industrinë e energjisë nën kontroll të plotë shtetëror.

Zoti Morales e bëri të ditur lëvizjen në një ceremoni të veçantë me rastin e një Majit dhe pak më vonë dërgoi trupat për të okupuar fushat me gaz të vendit.

Kompania shtetërore braziliane Petrobas tha se ligji i ri nuk ishte i përshtatshëm për investimet me miliarda dollarë të kompanisë.

Një reagim të ngjashëm pati edhe nga Spanja. Ministria e jashtme spanjolle ka shprehur shqetësime të thella dhe tha se shpresonte se do të kishte negociata dhe dialog të vërtetë, ndërsa Exxon Mobil Corporation tha se po monitoronte situatën me kujdes.

Bolivia ka rezervat e dyta më të mëdha të gazit natyror në Amerikën Latine pas Venezuelës, por është ende një nga vendet më të varfra në rajon.

Evo Morales erdhi në pushtet me premtimin se do të rishpërndante pasurinë e Bolivisë te të varfrit dhe banorët indigjenë.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>