|
Tre presidentët latinoamerikanë nëshkruajnë marrëveshje | |||||||||||||||||||||||
Presidentët majtistë të Bolivise, Venezuelës dhe Kubës kanë nënshkruar një marrëveshje tregëtare tre-palëshe. Sipas tyre, është projektuar të shërbejë si alternativë ndaj përpjekjeve të Uashingtonit për krijimin e një zone të tregëtisë së lirë në Amerikën Veriore dhe atë Jugore. Marrëveshja u nënshkrua në kryeqytetin e Kubës, Havanë, nga presidenti bolivian Evo Morales, dhe homologu i tij venezuelian Hugo Çavez si dhe mikëpritësi i tyre Fidel Kastro. Të tre udhëheqësit e përballin versionin e tyre me atë të promovuar nga Uashingtoni. Sipas korrespondentit të BBC, sfida për tre presidentët latinoamerikanë është të bindin vënde të tjera ti bashkohen paktit të tyre. Nëntë vënde tashmë kanë rënë dakort për marrëveshje të tregtisë së lirë me Shtetet e Bashkuara te Amerikës. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||