BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 13 tetor 2005 - 08:54 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Virus i gripit të shpendëve në Rumani
Rumania gjen gjurmë të virusit të gripit të shpendëve
Gjendet virus i gripit të shpendëve në Rumani
Komisioni Evropian thotë se është zbuluar grip i shpendëve në Rumani, duke kthyer mbrapsht një deklaratë të djeshme se nuk është gjetur asnjë gjurmë e virusit atje.

Komisioni thotë se testet kishin dalë pozitive për disa mostra të marra nga patat në deltën e Danubit.

Një njoftim i pakonfirmuar thotë se Komisioni Evropian ka vendosur të ndalojë importet e shpendëve të gjallë dhe mishit të shpendëve nga Rumania.

Ekspertët e BE-së të mërkurën mbështetën një ndalim të importeve të shpendëve dhe puplave nga Turqia deri në prilllin e ardhshëm.

Dyshimet për epidemi në Turqinë verilindore dhe Deltën e Danubit në Rumani kanë ngritur frikën se virusi, që shkaktoi vdekjen e 60 personave në Azi, mund të përhapet në Evropë.

Një zëdhënësi i BE-së tha të mërkurën se frika për një epidemi në Bullgari ishte deri tani e pabazë, megjithëse autoritetet atje po bëjnë teste në tre shpendë të egër të ngordhur.

Në klimën e tanishme të shqetësimit, tha ai, kjo ishte një procedurë normale, por nuk ka asnjë shenjë për gripin e shpendëve në Bullgari.

LOKALE
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>