|
Putin dhe Blair vënë thekset tek ekonomia | |||||||||||||||||||||||
Samiti mes Rusisë dhe BE-së përfundoi në Londër me deklaratat e presidentit Putin dhe kryeministrit Blair, në të cilat u theksua rëndësia e marrëdhënieve të ngushta ekonomike, sidomos në fushën e energjisë. Megjithë dyshimet rreth sjelljes së Rusisë në Çeçeni dhe përqëndrimit të pushtetit presidencial në Moskë, Vladimir Putin është parë si një person me të cilin Evropa mund të bëjë biznes. Dhe me të vërtetë, tani që çmimet e naftës kanë arritur shifra rekord dhe Rusia është fuqizuar si një prej furnizuesve të BE-së, është e pashmangshme që çështjet ekonomike të dalin përpara çështjeve të tjera shqetësuese ne samitin Rusi- BE. "E ardhmja jonë ekonomike na ka lidhur sëbashku. Rusia është një prej eksportuesve kryesorë të energjisë në BE, dhe kjo nuk është diçka që ndodhi vitin e kaluar, kjo ka vite që ndodh," tha zoti Blair. Edhe presidenti Vladimir Putin e përqëndroi fjalën e tij tek lidhjet tregtare, duke theksuar se disa vende evropiane eksportojnë nga Rusia gati 90 për qind të nevojave për gaz dhe naftë. Por megjithë buzëqeshjet tensioni mbetet. Anëtarët më të rinjë të Evropës, nga ish blloku sovjetik vazhdojnë të kenë dyshime serioze lidhur me motivet e Moskës. Nga ana tjetër, Rusia vetë shqetësohet nga zgjerimi gradual drejt Lindjes. |
| |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||