|
Hapet naftësjellësi gjigant i Kaspikut | |||||||||||||||||||||||
Nafta zyrtarisht do të fillojë të rrjedhë sot nga deti Kaspik drejt e në Mesdhe për herë të parë. Ka më shumë se 10 vjet që po ndërtohet me shumë argumente dhe debate gjatë rrugës, por valvulat e një naftësjellësi të gjerë, më në fund do të hapen sot. Nafta do të vijë nga fushat e pasura me naftë të Detit Kaspik, një rajon që dikur dominohej nga ish-Bashkimi Sovjetik. Tani deri në një milionë fuç në ditë do të shkojnë drejt e në perëndim, duke kaluar në një terren të thyer. Megjithëse kjo sasi nafte është vetëm një fraksion i kërkesës botërore për naftë, për vende me oreks të madh si SHBA që po kërkon të ndryshjë furnizuesit, ky është një burim strategjik mjaft i rëndësishëm, as rus e as nga Lindja e Mesme, por megjithatë nuk është fare pa rrezik. Naftësjellësi kalon nëpër Kaukaz dhe do të duhet të ruhet vazhdimisht nga ndonjë sulm i mundshëm. Ka patur protesta edhe me impaktin që ai do të ketë në mjedis. Rruga që ndjek naftësjellësi nuk mund të jetë më idealja, por BP dhe pjesa tjetër e konsorciumit po shpresojnë që naftësjellësi është një furnizm i ri me naftë për tregjet perëndimore në një lidhje direkte nga deti Kaspik. |
| |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||