 |  Galloway dhe Pasqua u përmendën në raportin e senatit amerikan |
Një prej politikanëve më të shquar që është akuzuar nga Senati i Shteteve të Bashkuara se ishte paguar nga Sadam Huseini, ish-ministri i Brendshëm francez, Charles Pasqua, thotë se ai është i gatshëm të flasë para Kongresit për të hedhur poshtë akuzat. Zoti Pasqua, i cili tani është senator, tha se ai mendonte se ishte veçuar për t'i bërë publicitet raportit, sepse ai ishte personi më i njohur në listë. Ai poashtu tha se raporti ishte pjesë e një sulmi kundër francezëve në përgjithësi për shkak të kundërshtimit të tyre ndaj luftës në Irak. Raporti i komitetit të Senatit amerikan mbi programin e OKB-së naftë-për-ushqime në Irak akuzon edhe politikanë rusë se kanë pranuar caktime të sasive të naftës në shumë prej miliona dollarësh nga Sadam Huseini që në këmbim të bllokojnë çdo ndërhyrje ushtarake me mbështetje të KB-së në Irak. |