BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 01 dhjetor 2010 - 17:05 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Botë Extreme: Vendi më i nxehtë dhe më i ftohtë

Oymyakon që ndodhet në krahinën Sakha të Rusisë është një nga vendet e banuara më të ftohta mbi tokë. (Foto nga Liss Artyom)

Këtu mund të eksperimentosh me ujë. Në Yakutia uji ngrin para se të mbërrijë në tokë.

Është e dielë në mëngjes. Qyteti Ust-Nera duket i braktisur. Askush nuk guxon të dalë jashtë në të ftohtë.

Veshjet me peliçe konsiderohen si mënyra më e mirë për t'u mbajtur ngrohtë. Këta fëmijë vazhdojnë të shkojnë në shkollë edhe nën minus 30 gradë Celcius.

Në këtë zonë me të ftohtë ekstrem ku fshatrat shpesh janë deri në 100 km larg njeri tjetrit, të presësh në një makinë të prishur nuk është zgjidhje, kështu që shumica e drejtuesve të automjeteve janë edhe mekanikë të kualifikuar.

Liqeni Assal në Xhibuti të Afrikës Lindore është një nga vendet më të nxehta mbi tokë. Eshtë një vend ku për të mbijetuar duhet shumë ujë. Por njerëzit që jetojnë këtu kanë vetëm një liqen me ujë të kripur.

Muhammed Ahmed (në të djathtë), i duhet të ecë për 15 ditë në të nxehtin ekstrem deri në Etiopi për të shitur kripën e mbledhur nga Liqeni Assal.

Kripë e formuar në Liqenin Assal. Shitja e kripës siguron ato pak të ardhura për banorët vendas.

Kripa nxirret me dorë nga Liqeni Assal. Ali Hamid thotë se nuk mund të shijojë notin në liqenin me shumë kripë.

Uji që sjell qeveria nuk mjafton as për një javë. Ali Hamid tregon se nëse autoboti vonohet pritja bëhet e padurueshme.

Vajza e Aliut e mbledh ujin që tashmë është përdorur një herë.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>