|
Në foto: Dritë e gjelbër për në BE | |||||||||||||||||||||||
Këshilli i Ministrave të BE-së hapi dritën e gjelbër që shqiptarët të udhëtojnë pa viza në vendet e Shengenit evropian.
Sipas vendimit të BE-së, shqiptarët me pasaporta biometrike mund të udhëtojnë për vizita 90-ditëshe në vendet e BE-së.
Heqja e vizave me BE-në është përshëndetur nga i gjithë spektri politik shqiptar, përfshirë presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e opozitës Edi Rama.
Udhëheqja shqiptare e konsideron këtë vendim të BE-së si njohje të përparimit të Shqipërisë drejt BE-së.
Megjithatë, zyrtarët e BE-së paralajmërojnë shqiptarët që të mos abuzojnë me këtë liri të tyre. BE-ja ka ngritur një sistem monitorues për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.
Në rrugët e kryeqytetit shqiptar, Tiranë, rrugët janë mbushur me shenja trafiku me drejtim "Evropën". | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||