|
Në foto: Abuzim me natyrën në Shqipëri | |||||||||||||||||||||||
Pyjet në Qafën e Malit pranë Pukës nuk janë edhe aq të dendur sa disa dekada më parë. Prerja pa kriter e drurëve pyjorë ndikon në ndryshimet klimatike, thonë shkencëtarët.
Mbeturina buzë rrugëve kombëtare. Një kafshë ushqehet e qetë me mbeturinat e hedhura nga banorët e zonës. Kjo pamje haset dëndur përgjatë rrugëve në Shqipëri. Erërat e pakëndshme që përhapen prej plehrave, janë shoqërues të pashmangshëm të udhëtarëve.
Në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë numri i automjeteve rritet me shpejtësi duke ndikuar ndjeshëm në cilësinë e ajrit, sidomos në zonat urbane. Sipas statistikave, në Shqipëri hyjnë çdo vit në qarkullim 20-30 mijë automjete.
Liqeni i Pogradecit, në juglindje të Shqipërisë, është ndotur mjaft dy dekadat e fundit për shkak të derdhjeve urbane. Një ndërhyrje me makineri për sistemimin e bregut të liqenit.
Ish-uzina e Sodë-PVC në bregdetin e Vlorës, një nga ndotësit kryesorë të mjedisit në vitet 1970-1990. Sot këto germadha shëmtojnë ndjeshëm pamjen dhe ruajnë ende rreziqe ekologjike.
Mal i zhveshur në Sarandë. Dora e njeriut "ka punuar" mbase për të hapur terrenin për të ndërtuar një tjetër godinë pa leje.
Qafa e Llogorasë, pjesa që zbret drejt detit. Ndonëse shpat malor i zhveshur nga bimësia, ruan një pamje mbresëlënëse për udhëtarët që zbresin drejt plazhit të Dhërmiut dhe më tej drejt Sarandës.
Plazhi Qeparo, një potencial turistik mjaft i rëndësishëm në bregdetin midis Vlorës dhe Srandës. Probleme të pazgjidhura të pronësisë dhe infrastruktura ende e dobët, bëjnë që të jetë në gjendje gati të virgjër.
Plazhi i Llamanit, pranë Himarës. Një nga plazhet më të bukur të Shqipërisë. Fatmirësisht ka mbetur i pandotur dhe thuajse i paprekur nga ndërtimet abuzive.
Ndërtime abuzive buzë detit në Sarande. Bunkerit të braktisur që nga koha e diktaturës, tashmë i bën shoqëri edhe një "hotel" pa leje i papërfunduar dhe i shkatërruar nga policia ndërtimore në Sarandë, pranë kanalit të Çukës. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||