|
Republikanët mbështesin John McCain | |||||||||||||||||||||||
Republikanët bashkohen në mbështetje të kandidatit të tyre për president John McCain dhe partneres së tij në këtë fushatë, Sarah Palin, gjatë konventës në Shën Pal, Minesota.
Senatori John McCain pranoi zyrtarisht kandidaturën e Partisë Republikane për president, në zgjedhjet e 4 nëntorit.
Kandidatja për zëvendës presidente Sarah Palin mbajti fjalimin e saj të parë në konventën e partisë në Shën Pal, Minnesota.
Ish kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Rudi Giuliani i tha delegatëve se Amerika "do të jetë e sigurtë në duart e John McCain".
Duke folur nëpërmjet një video lidhje nga Uashingtoni, Presidenti George W Bush tha se Zoti McCain "ishte gati ta udhëhiqte' dhe mbronte Amerikën.
Ish Presidenti George Bush dhe babai i presidentit aktual bashkë me gruan e tij, Barbara, ishin të pranishëm në atmosferën festive në qendrën "Xcel Energy".
Dukej qartë që delegatët ishin të entuziazmuar, duke brohoritur për folësit që i drejtoheshin konventës.
Jashtë qendrës ku mbahej konventa, protestues kundër luftës dhe kundër varfërisë zhvilluan një marshim proteste. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||