|
Demokratët në Denver | |||||||||||||||||||||||
Barack Obama ka pranuar zyrtarisht emërimin si kandidat për president i Partisë Demokratike. Kjo e bën atë afro-amerikanin e parë që zgjidhet në një post të tillë nga një parti e madhe amerikane.
Ai mbajti një fjalim që mbuloi një gamë të gjerë temash përfshirë uljen e taksave, një shërbim shëndetsor financiarisht të përballueshëm e deri tek arsimi dhe politika e jashtme.
Pas fjalimit, në skenë për tu bashkuar me Zotin Obama u ngjitën gruaja e tij, Michelle dhe vajzat Sasha (majtas) dhe Malia (djathtas).
Më shumë se 75 mijë vetë u mblodhën në stadiumin Invesco Field për ditën përmbyllëse të Konventës Kombëtare të Partisë Demokratike.
Përpara ngjarjes kryesore të ditës, të pranishmit dëgjuan fjalime nga politikanë e udhëheqës të komuniteteve si dhe ndoqën shfaqje nga muzikantë e artistë përfshirë Sheryl Crow dhe Stevie Wonder.
Fjalimi i zotit Obama shënoi finalen e konventës demokrate të organizuar me një koreografi të kujdesshme. Aktiviteti përkoi me 45 vjetorin e fjalimit historik me temë "Unë kam një ëndër" të Martin Luter King. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||