|
Gjuha trupore e kandidatëve për President të SHBA-së | |||||||||||||||||||||||
Sipas ekspertes amerikane Wood, kandidati Republikan, John McCain i hap dhe i mbyll sytë shumë më shpesh se kandidatët e tjerë, dhe kur e bën këtë ai parashtron çështje për të cilat ai është nervoz.
Patti Wood thotë se Barack Obama ka aftësi për të vendosur 'kontakt me anë të një vështrimi të përqëndruar si reze lazer', i cili e bën personin me të cilin ai bisedon të ndjehet si të ishte i vetmi në dhomë.
Ekspertja thotë se zoti Romney, përfiton mbasi është i pashëm dhe i gjatë, që përbën edhe një "shenjë fuqie". Ngritja e grushtit është një tjetër shenjë fuqie - një gjest mashkullor që synon të tregojë se kandidati është i fortë.
Zoti Romney vuan nga "simptoma e rritjes së hundës së Pinokios gënjeshtar". Ekspertja thotë se ka diçka të dyshimtë rreth një personi që bën një deklaratë afirmuese, si psh "jam i pafajshëm", ndërkohë që tund kokën në shenjë mohuese.
Senatorja e Nju Jorkut, Hillary Klinton, mund të paraqitet si jo-femërore, për shembull, duke folur me zë të ulët - thotë ekspertja. Ka raste që kur flet, ajo bashkon majat e gishtave të dy duarve, një gjest ky i pazakontë për gratë dhe më shumë një 'shenjë fuqie mashkullore'.
Gjatë garës gjuha trupore e zonjës Klinton përfshinte edhe "shenja ngrohtësie" që synojnë të rrisin pëlqyeshmërinë e saj. Buzëqeshte më shumë dhe dukej sikur "hapte zemrën" duke shtrirë krahun dhe dorën nga gjoksi në drejtim të audiencës, thotë ekspertja.
Cili ka qenë kandidati më i ndershëm përsa i takon gjuhës trupore? Patti Wood thotë se ishte ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Rudy Giuliani, i cili u tërhoq nga gara muajin e kaluar. Kur dikush përjeton emocion, ai manifestohet nëpërmjet gjuhës trupore përpara se të shprehet me fjalë. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||