BBCAlbanian.comNews image
09 korrik, 2010 - Published 14:17 GMT
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Botërori 2010: Finalja Holandë - Spanjë
Stadium i Botërorit 2010
Holandezët, dy herë finalistë në 1974 dhe 1978, përballen në Johanesburg me Spanjën që del për herë të parë në finalen e Kupës së Botës.

Holanda vjen pas fitores 3-2 me Uruguajin, ndërsa Spanja mundi në gjysëmfinale Gjermaninë me rezultatin 1-0.

Finalja Holandë - Spanjë

Të dy ekipet hynë në finale me nga një lojtar që ka shënuar 5 gola në kampionat, holandezët me Wesley Sneijder, ndërsa spanjollët me David Villa.

Holanda dhe Spanja nuk janë ndeshur asnjëherë më parë në kampionate europiane apo botërore.

Vlerësime për Holandën

Trajneri i ekipit të portokallinjtë, Bert Van Marwijk tha se dalja në finale ishte një ngjarje speciale.

"Pas 32 vjetësh jemi sërish në finale. Vendi ynë i vogël duhet të jetë shumë krenar. Ndoshta është e vështirë ta kuptosh pa qenë atje."

Vlerësime për Spanjën

Para ndeshjes menaxheri i Spanjës, Vicente del Bosque, tha se ekipi i tij është në gjendje fizike të mirë.

"Lojtarët tanë luajtën mrekullisht mirë [në gjysëmfinale]. Tani le të përpiqemi të fitojmë kupën".

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>